Kryeministri Edi Rama ju ka uruar ditë të mbarë ndjekësve të tij në Facebook teksa publikon shifrat e mbështetjes financiare nga qeveria për bujqësinë në Shqipërinë.
Rama krahason dy periudha, financimin në bujqësi në qeverinë e Partisë Demokratike dhe atë të Partisë Socialiste, ndërsa shkruan:
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë krahasim të thjeshtë, që tregon se ndryshimi në bujqësi, zgjerimi i sipërfaqes së tokës së punuar, rritja e eksporteve, ulja e importeve bujqësore, janë rezultate të mbështetjes financiare gati trefish nga qeveria të punës në fshat, ju uroj një ditë të mbarë.”





