Kreu i FRPD Durrës, Artion Barjamaj, ka reaguar pas arrestimit nga SPAK të disa zyrtarëve të OSHEE, të akuzuar për disa vepra penale dhe përvetësimin e rreth 131 mijë eurove nga ish-shefja e kabinetit të drejtorit Adrian Çela.
Barjamaj ka 3 pyetje drejtuar drejtorit të OSHEE-së.
1.A keni qënë në dijeni të kësaj proçedure tenderimi?
2.Si ka mundësi që punonjësit tuaj marrin rryshfet Eur 130,000 dhe ju nuk dini gjë?
3.A është ky skandal fakt i mjaftueshëm që ju të jepni dorëheqje nga drejtimi i OSHEE?
Gjatë ditës së sotme, SPAK lëshoi urdhërarreste për shtetasit Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe ish-shefen e kabinetit Albana Ferra.
Zyrtarët dhe ish-zyrtarët e OSHEE akuzohen për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, të parashikuara nga nenet 258244259 dhe 287/1, gërmat (b) dhe (c) të Kodit Penal.
Pas hekurave ka shkuar vetëm ish-drejtori Elis Bushati, ndërsa dy shtetaset Athinta Papa dhe Irma Dërguti janë lënë në “Arrest shtëpie”. Ish-drejtoresha e kabinetit Albana Ferra është shpallur në kërkim.





