Kanë përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 10 ish-zyrtare të tjerë të bashkisë dhe biznesmenë.
Alla është marrë i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për tenderin për reabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në një nga lagjet në Bulqizë.
Ish-kryebashkiaku u arrestua më 16 Mars 2023 për abuzim me tenderin për ndërtimin e Ujësjellësit të Bulqizës me vlerë 3.2 miliardë Lekë.
Sipas SPAK, Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, Enkeleda Lleshi dhe zyrtarët e tjerë, specialistët e prokurorimeve dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion kompania BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këta subjekte gjatë procedurës së prokurimit.