Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Kryetarin e KLP-së, Alfred Balla.
Gjatë takimit të zhvilluar mes ministrit Balla dhe Kryetarit të KLP-së, Alfred Balla u diskutua gjithashtu për një politikë penale më të ashpër kundër zjarrvënësve.
“Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbështet Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në intensifikimin e goditjes së fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe vlerëson pozitivisht propozimin për ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale të kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave.”
Pikë tjetër e diskutimit mes dy krerëve ishte dhe eficenca e Oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorive të Policisë ku KLP-ja vëren mungesë stabiliteti, që shkaktohet nga lëvizjet e shumta mes radhëve të këtyre oficerëve.
Gjatë takimit u diskutua dhe mbi veprimtarinë e Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve (i cili drejtohet nga KLP-ja) ku ka përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.