Ish-ministri Fatmir Mediu ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të merren 90 dëshmitarë për llogari të procesit ndaj tij për çëshjen e Gërdecit.
Mes personave që ai kërkon të merren në pyetje janë zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare, raporton gazetarja Klodiana Lala
Ndërkohë në GJKKO zhvillohet sot (8 shtator) seanca gjyqësore e radhës për ish-ministrin.
Në seancën e fundit avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri.