Pas lajmeve për një sherr të mundshëm mes moderatores Luana Vjollca dhe Rezart Veleshnja, çfarë bëri që  aktori të largohej nga emisioni “Shiko kush LUAN”, ka ardhur një reagim nga ky i fundit.

Në një postim në InstaStory, Veleshnja e ka quajtur të pavërtetë këtë lajm ndërsa shkruan se ka qenë i zënë.

“Hahaha e ka emrin Luana o ti çun që ke këtë faqen dhe merr 40 mijë lek në muaj për të bërë lajme fake. Mëso emrat njëherë pastaj mashtro në lajme. Dhe s’ka asnjë sherr përveç kohës që kam qenë i zënë, palaço njerëz.”

Më tej, aktori ka publikuar edhe një video të portretit të pikturuar të Luanës, për të treguar se gjithçka mes tyre është në rregull.

Rezart Veleshnja u shfaq vetëm në puntatën e parë të emisionit “Shiko kush LUAN” dhe në të gjithë episodet  pasardhëse u zëvendësuar nga aktori tjetër i “Portokalli”-së Irgen Çela, ose siç njihet ndryshe nga të gjithë “Xhoda”.