Më 30 gusht 2023, gjatë një misioni në Oqeanin Paqësor, personeli në bordin e anijes NOAA Okeanos Explore zbuloi një krijesë misterioze të artë.
Krijesa e quajtur fillimisht “kapelja e artë”, u gjet në një thellësi prej rreth 3300 metrash. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, shkencëtarët ende nuk kanë qenë në gjendje ta identifikojnë atë me saktësi.
Zbulimi ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe thekson se sa pak dimë ende për oqeanin tonë dhe krijesat e tij. Shpresohet se studimet e mëtejshme do të zbulojnë informacione thelbësore rreth biodiversitetit detar dhe do të çojnë në zbulime të reja shkencore.
Kjo krijesë e lëmuar, e artë, pak më e madhe se 10 centimetra në diametër, ishte ngjitur fort në një shkëmb. Një vrimë e vogël ose çarje pranë bazës së saj zbuloi një pjesë të brendshme të së njëjtës ngjyrë. Ndërsa kamerat zmadhonin imazhin, shkencëtarët eksploruan disa hipoteza në përpjekje për të identifikuar objektin. Në vlerësimet e hershme, ekipi mendoi gjithashtu, se ishte një koral ose një kapsulë veze.
★ A golden egg? Mysterious shiny #orb seen on #seafloor off #Alaska stumps #ocean explorers
— Landon Maccann (@LandonMaccann) September 8, 2023
At around 3,300 meters (2 miles) below the surface off the coast of Alaska, where the warm light of the Sun never penetrates pic.twitter.com/TxfnYrm5xF