Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka publikuar një njoftim mbi procesin e aplikimit, raundi i dytë, për të gjithë ata që nuk kanë arritur ende të regjistrohen.

“Maturantë, nëse ju në Raundin e Parë: nuk keni aplikuar; nuk jeni shpallur fitues apo nuk keni arritur të regjistroheni, Ju keni të drejtë të aplikoni online në periudhën 15 shtator- 17 shtator 2023, për Raundin e Dytë, duke përzgjedhur 10 degë të preferuara në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës”, njofton UAMD.

Gjithashtu, një rikujtesë se për këtë vit akademik 2023- 2024, janë shtuar edhe degët prioritare, në të cilën qeveria ka vendosur se për të gjithë studentët që do të regjistrohen në këto programe do të përfitojnë një bursë sa paga minimale (40.000 lekë të rinj) dhe nuk do të ketë kriter të mesatares.

Më poshtë, gjeni programet prioritare ku mund të aplikoni në universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës:

֍ Turizëm

֍ Menaxhim Turizëm me profil “Hotel –

Restorant”

֍ Program profesional 2 vjeçar në “Guidë

Turistike”

֍ Mësues për Arsim Parashkollor

֍ Mësues për Arsim Fillor

֍ Gjuhë – Letërsi

֍ Navigacion dhe Menaxhim Detar

📝 Bëni zgjedhjen e duhur për të ardhmen tuaj!