Mjekë në veriperëndim të Perusë, kanë arritur t’i shpëtojnë jetën një djali dy vjeçar që kishte gëlltitur tetë gjilpëra medicinale.

“Kur u futëm në sallën e operacionit dhe i hapëm barkun, zbuluam objekte të metalta dhe e kuptuam se bëhet fjalë për gjilpëra”, tha mjeku Efrain Salazar.

Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për gjilpëra të injeksioneve, me të cilat vaksinohen kafshët në fermën në të cilën punon e ëma e vogëlushit.

Kjo familje jeton në rajonin e njohur për bujqësi Taratopou, rreth 622 kilometra nga Lima.

“Ndoshta i ka gëlltitur derisa po luante”, tha e ëma, që shtoi se vogëlushi pas ndërhyrje kirurgjikale është shpëtuar nga më e keqja.