Autostrada A2 e Gjermanisë është përmbytur nga reshjet e dendura të shiut, aq sa pothuajse gjysma e makinave që kalonin aty janë zhytur nën ujë, duke bërë që të martën të bllokohet rruga në drejtim të Hanoverit.
Sipas Spiegel, një zëdhënës i policisë tha se ai kurrë nuk kishte përjetuar një përmbytje të tillë në një rrugë më parë. Uji arrinte pothuajse deri te xhamat e makinave të ngecura, duke shkaktuar një bllokim trafiku prej tetë kilometrash.
Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, rrugët u mbyllën edhe në zona të tjera të Rhine-Westphalia, si Lippe në Westphalia Lindore, Münsterland dhe Ruhr.
Shërbimi gjerman i motit kishte paralajmëruar për stuhi të forta në zonat e North Rhine-Westphalia dhe ishte folur për erëra të mundshme deri në 10 Beaufort dhe reshje të dendura shiu që mund të arrinin 60-90 litra ujë për metër kub, brenda orëve të caktuara.