Disa imazhe satelitore të një baze ushtarake në juglindje të kryeqytetit të Bjellorusisë, Minsk duket se tregojnë çmontimin e disa tendave në javët e fundit. Këto pamje, siç supozojnë mediat e huaja, mund të tregojnë mbylljen e bazës për mercenarët e Wagner.
Më 23 gusht, shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin dhe togerët e tij të lartë u vranë kur një aeroplan privat që ai përdori u rrëzua në rrethana të pashpjegueshme deri më tani.
Një gjë e tillë la edhe “të paqartë”, fatin e mercenarëve të tij.
Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për imazhet e bazës ushtarake Tsel në rajonin e Mogilev. Ato thuhet se janë marrë më 25 korrik, 25 gusht dhe 9 shtator dhe janë siguruar nga kompania e imazhit të Tokës Planet Labs.