Maskaradë e ka cilësuar, Presidenti Ilir Meta, Aktin Normativ më të fundit të Qeverisë, sipas të cilit qytetarët gjobiten nëse nuk mbajnë maskat në ambientet publike.
Meta tha se mbështet çdo vendim të bazuar nga ekspertët që parandalon përhapjen e Covid-19, por thekson se gjobitja e tyre për mosmbajtjen e maskës, është shkelje e të drejtave të njeriut.
“Masat anti-Covid duhet t’i respektojmë të gjithë, por të kërcënosh qytetarët me gjoba, t’i shantazhosh ato, ti vendosësh gjoba në faturat e energjisë elektrike, është maskarallëk. Çfarë do të bëjë OSHEE do t’i ndërpresë energjinë qytetarëve? A e ka të drejtën OSHEE të mbledhë gjobat dhe nëse ato nuk paguhen çfarë do të bëjë do i ndërpresë energjinë?
Ndaj i bëj thirrje Kuvendit dhe Qeverisë që të reflektojnë, Masat anti-Covid duhet të respektohen, por Qeveria s’mund të mbulojë përgjegjësitë e saj duke kërcënuar qytetarët”, tha Meta.





