E paimagjinueshme është tragjedia që ndodhi në një dasmë në qytetin Nineveh të Irakut, kur vendi mori flakë nga fishekzjarrët , ku numri i fundit flet për 114 të vdekur dhe 150 të plagosur.

Ky version duket se mbështetet nga një video e postuar në rrjetet sociale që tregon një llambadar duke marrë flakë.

Për momentin është e paqartë nëse mes të vdekurve apo të plagosurve është edhe çifti.

Dëshmitarët okularë thanë se zjarri shpërtheu në ndërtesë rreth orës 22:40 (me orën Irak) të martën mbrëma dhe se kishte qindra të ftuar në dasmë. Siç raporton Associated Press, mes viktimave ka edhe fëmijë.

Shumica e të plagosurve ose kanë djegie ose kanë probleme me frymëmarrjen nga tymi, ndërsa raportohet edhe për viktima të shkelura.