Tërmeti vijon të mbetet një plagë e hapur për qytetarët e prekur në Durrës, të cilët ende edhe sot vuajnë pasojat nga vonesat për rindërtimin a rikonstruksionin e shtëpive të tyre.
I tillë është edhe rasti i një qytetari, që së fundmi ka ngritur një shqetësim në redaksinë e “DurrësLajm“.
Ish-banor i pallatit “Toska sh.p.k” në lagjen nr.5, ai thotë se “kam dalë nga shtëpia së bashku me familjen më datë 26.11.2019 për shkak të tërmetit dhe s’jam kthyer aty që nga ajo natë.”
Ndërsa shpjegon kalvarin e problemeve që kanë pasuar ndër vite, ai tregon se që pas zgjedhjeve vendore në prill të dy viteve më parë e deri më sot “nuk ka ende një studim dhe vendim të saktë e përfundimtar për dëmet e pallatit, i cili është ende i pabanueshëm“.
Denoncimi i plotë:
Pershendetje. Kisha nje shqetesim ( i cili sigurisht do ndiqet dhe ne rruge administrative dhe gjyqesore nese do jete nevoja).
Kam dale nga shtepia ime, se bashku me familjen me dt26.11.2019 per shkak te termetit, dhe sjam kthyer aty qe nga ajo nate. Pallati jone i pabanueshem, ne Durres, ne fillim u shpall u demtuar ne DS3 dhe na dhane shumen monetare te kompensimit te demeve.
Ne prag te zgjedhjeve te Prill 2021 Bashkia Durres tentoj te lyente fasaden e jashme per te na mbyllur gojen, gje te cilen e kundershtuam. Pas kesaj pallati shpallet ne DS4.
Nga ajo kohe e deri me sot nuk ka ende nje studim dhe vendim te sakte e perfundimtar per demet e pallatit, i cili eshte ende i pabanueshem, per gati 4 vite tashme.
Dhe perla e Bashkise Durres eshte fakti qe nga muaj Prill 2023 deri me sot ne Shtator 2023, nuk kalojne as bonusin per te na suportuar ne shtepite me qera qe kemi marre si pasoje nga demet e termetit.
Dmth per 4 vite, Bashkia Durres nuk i jep nje zgjidhje banesave tona, por as nuk suporton financiarisht ate cfare ligjerisht i takon.
Anonim ju lutem!





