Polemikat mbi të ardhmen e Kylian Mbappe u ndezën gjatë gjithë verës së kaluar dhe përfunduan me një ‘paqe’ të papritur me PSG. 

Por ndjesia është se jemi vetëm në agimin e një rasti të ri që do të sjellë ‘spektakël’ deri në qershorin e ardhshëm. 

Episodi i parë mban firmën e Nasser Al-Khelaifi, i cili ka paralajmëruar Real Madridin që synon të sigurojë kampionin transalpin me një transferim të lirë në vitin 2024. 

“Jemi të lumtur që kemi Mbappe-n këtu dhe… do ta kemi sërish”, tha presidenti i PSG-së. 

Një mesazh i qartë për Los Blancos: ju mund të bëni çfarë të doni, por në fund Kylian do të qëndrojë këtu, në Francë.

Ndaj ka besim te parisienët për zgjatjen e kontratës së 24-vjeçarit: prioriteti i kampionëve francezë është të mos humbasë ish-lojtarin e Monacos falas vitin tjetër. 

Sërish për mediat polake, numri një i PSG-së foli edhe për projektin e Superligës, pjesë e të cilit janë ende Real Madridi dhe Barcelona: 

“Superliga është vetëm një shaka, ishte e vdekur edhe para se të shpallej. Ata gjithashtu do të duhet të tërhiqen sepse nuk kanë zgjidhje: Juve e ka bërë tashmë. Unë nuk jam kundër Barcelonës apo Real Madridit, nuk do të përjashtoj askënd. Jam kundër konfliktit. Takova Joan Laporta dhe i thashë të njëjtën gjë gjë”, tha Al-Khelaifi.