Karlo Ançeloti tashmë vazhdon aventurën e tij si trajner në Angli, teksa po bën shumë mirë në krye të Everton. Mirëpo, tekniku nuk e ka të lehtë të mos flasë për Serinë A, e cila gjithnjë e tërheq.

Së fundmi, Ançeloti ka theksuar se ky kampionat i sivjetshëm në Itali është më i hapuri në 10 vitet e fundit, ndërsa në vazhdim shprehet se me Ibrën në ekip është sikur të ka rënë bingo.

“Interi është përforcuar shumë dhe mund të ndërpresë hegjemoninë e Juventus. Është Serie A më e pasigurta, më e hapura në 10 vitet e fundit. Është një profesionist i shkëlqyer, ka një dëshirë të madhe për t’u përmirësuar dhe për të zgjeruar kulturën e tij sportive.Janë njerëz si ai që bëjnë skuadrën të fitojë. Milani është mirë. Pioli dhe Maldini kanë bërë një punë të shkëlqyer në muajt e fundit. Nuk kam pasur asnjëherë dyshime mbi kualitetet e Maldinit si drejtues, ndërsa karriera e Piolit flet vetë. Ibra? Kur gjen një futbollist si ai, atëherë ke bërë bingo”, u shpreh Ançeloti.