Humb jetën nga Covid-19 efektivi i policisë së kufirit në Shkodër Hydajet Nehani.
Efektivi i policisë ka ndërruar jetë në Turqi ku ka qenë i shtruar që prej 1 tetorit.
Nehani po trajtohej në një prej dy spitaleve Covid-19 në Tiranë, por gjendja e tij është përkeqësuar, duke bërë që të afërmit e tij të mbledhin të ardhura për ta dërguar në Stamboll.
Tashmë pritet që trupi i Nehanit të vijë drejt vendlindjes për të kryer dhe ritet mortore. Nehani është efektivi i parë i policisë së Shkodrës që ndërron jetë. Gjatë orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se kanë ndërruar jetë katër pacientë të tjerë në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë, raste të reja me Covid-19, u shënuan 289.





