Një aktivist dhe poet është vrarë në mënyrë brutale në rrugët e New York-ut. Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku tregon momentin tronditës së vrasjes Ryan Carson, nga një i panjohur.

Siç shihet në pamje, viktima ishte ulur në një stol dhe bisedon me të dashurën e tij. Pak metra para tyre, një burrë fillon të godasë diçka te patinat e parkuara pranë trotuarit, pa asnjë arsye. Papritur, i tërbuar, ai kthehet në anën e 32-vjeçarit dhe e pyet atë “Çfarë dreqin po shikon?”.

Më pas aktivisti i përgjigjet “nuk po shikoj asgjë”. Burri i panjohur e kërcënon duke i thënë “do të të vras”, ndërsa Carson i kërkon të qetësohet dhe ngre duart lart. Sulmuesi më pas fillon ta ndjekë aktivistin, me një thikë, ndërsa e dashura e tij, e cila vrapon pas tyre, dëgjohet duke bërtitur “Të lutem, të lutem, të lutem!”.

Ndërsa shkon për të shpëtuar, Carson bie në stolin ku ishte ulur më parë dhe sulmuesi i kap xhaketën dhe e hedh në tokë, duke e goditur disa herë me thikë në gjoks.

Para se të largohej, vrasësi shkon pranë të dashurës së Carson, e pështyn, godet me shkelma trupin e pajetë të 32-vjeçarit dhe më pas zhduket.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik.