Presidenti serb Aleksandër Vuçiç përmes një postimi në Instagram, ka bërë “thirrje për luftë”.

Ai i drejtohet qytetarëve serbë dhe i kërkon të qëndrojnë me kokën lart, pasi do të vazhdojnë të luftojnë më fort për vendin e tyre.

Ai u ka kërkuar atyre që të punojnë më shumë dhe të mbrojnë Serbinë.

“Mesazhi im për qytetarët e Serbisë është të mbajmë kokën lart dhe të luftojmë, të luftojmë edhe më fort për Serbinë tonë. Për të punuar më shumë. Të mbrojmë vendin tonë në çdo kohë, të ruajmë vendin tonë”, shkruan Vuçiç.