Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në avion . Kjo rezolutë për heqjen e tarifës së bagazheve të dorës është e vlefshme për linjat ajrore që operojnë brenda BE-së.
Kjo do të thotë se miliona pasagjerë në të gjithë vendet e BE-së do të jenë në gjendje të marrin bagazhet e tyre në bord falas pa pasur nevojë për pagesë shtesë.
Diçka e tillë pritet të lehtësojë shumë udhëtimet e këtye udhëtarëve deri në mbërritjen në destinacion.
Ndërsa linjat e fluturimeve ‘low-cost’ kanë reaguar ndaj këtij vendimi me argumentin se kanë të drejtë të caktojnë çmimet.