Këtë të enjte deputeti Flamur Noka ka goditur me rregulloren e parlamentit një nga operatorët, që ndodheshin në seancën plenare, pasi dyshonte se po filmonte telefonin e Sali Berishës.

Ka qenë kryetrja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila ka ndërhyrë menjëherë pas kësaj situate të paprecedentë, duke i kërkuar Nokës që të tregojë më shumë respekt për median.

Ndërkohë që pas kësaj ngjarje të rëndë, ka qenë vetë Noka i cili i ka kërkuar ndjesë operatorit Pardi Dado, pasi e kishte keqkuptuar qëllimin e kameramanit.

Nje ndjes miqesore kameramanit Parid Dado per keqkuptimin e paradites”, shkruan Noka.