Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, të cilët penguanvotimin për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.

PS ka kërkuar masa ndaj Elda Hotit, Albana Vokshit, Bledion Nallbatit, Zheni Gjergjit dhe Lefter Gështenjës.

Grupi parlamentar i PS kërkon:

“Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati, Zhen Gjergji, Lefter Gështenja, Allan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazmend Bardhi, sipas nenit 65/1, pika 1, germa a) dhe pika 4, dhe neni 63, pika 1 gërma d), të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit, neni 3, pika dh) dhe ë) dhe nenin 8, pika 2, gërma b) dhe neni 33.

Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin dhe marrjen e masës disiplinore që kërkohet nga deputetët,”shkruhet në kërkesë.

Një ditë më parë, këto deputetë bllokuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore, kur pozita refuzoi të votojë ndryshimet.

Situata e krijuar në parlament çoi në anullimin e këtij votimi.