Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka vendosur që 8 deputetë të opozitës të përjashtohen për 10 ditë.
Kjo për shkak se në seancën e ditës së djeshme kanë kryer veprime në mospërputhje me rregulloren e Kuvendit.
Sipas kërkesës së bërë nga Bledar Çuci, Toni Gogu, Etjen Xhafa, Saimir Hasalla, Arben Pëllumbi dhe Eduart Shalsi, deputetët Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati dhe Zheni Gjergji bllokuan vendin e seancës plenare, ku ulet Nikolla.
Nga ana tjetër deputetët Lefter Gështenja, Allan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazment Bardhi vendosën karrige në korridorin hyrës.
Bardhi, gjithashtu sipas kërkesës ka penguar Nikollën që të jepte njoftimet.