Rusia fajëson ukrainasit për sulmin me dron që thuhet se kishte si synim zonën e Moskës.
“Forcat e mbrojtjes ajrore në zonën e Istrës (në veriperëndim të qendrës së kryeqytetit rus) zmbrapsën sulmin e një droni të drejtuar drejt Moskës”, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Sergey Sobyanin, përmes Telegramit.
“Sipas informacioneve fillestare nuk ka pasur dëme apo viktima në vendin ku kanë rënë fragmentet” nga droni. Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, droni është rrëzuar në zonën e rrethit Istrinsky.