Hamas ka marrë pengje dhe të burgosur lufte. Kjo është ajo që ka bërë të ditur ministria izraelite e Mbrojtjes nëpërmjet një zëdhënësi ditën e sotme.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, tha se “Ka pengje dhe robër lufte që Hamasi ka marrë. Vdekje ka edhe në mesin e ushtarëve të IDF. Nuk kemi ende një numër të saktë – jemi në luftë”.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, deri më tani si pasojë e sulmeve, të paktën 908 persona ndodhen në spitalet e Izraelit. Përpos tyre, në Izrael kanë humbur jetën 40 persona.

Ndërsa, në Gaza, numri i të vdekurve është 200, kurse mbi 1 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur.