Tirana është solidarizuar me viktimat në Izrael pas sulmit terrorist nga Hamas.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar foto nga godina e Universitetit Politeknik në sheshin “Nënë Tereza”, e cila është mbuluar nga flamuri i Izraelit në shenjë mbështetje në këtë situatë të vështirë.
Mbi 600 izraelit kanë humbur jetën nga sulmet e Hamasit, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë, Shqipëria ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj që punojnë në Izrael apo që kishin shkuar për turizëm në këtë shtet.
Mbrëmjen e sotme mbërriti në Rinas avion me 40 shqiptarë që u nisnë nga Izraeli.