Emona Muçi është shpallur fituesi për një nga vendet vakante të Gjykatës së Apelit në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Muçi do të zëvendësojë Brikena Ukperaj.
Emona Muçi rezultoi fituese me 133 vota, kundrejt 92 votave të marra nga Irida Kaçerja.
Sa i takon garës për vendin vakant të anëtarit të KLGJ-së nga radhët e gjykatave të Shkallës së parë fituese është Gentiana Muçaj me 114 vota kundrejt 112 votave të Alma Kodraliut.
Po kështu Markeljan Koça nga Shkalla e Parë Administrative është shpallur fitues.
KLGJ ka në total 240 gjyqtarë, teksa kanë nënshkruar sot praninë në mbledhje 236 gjyqtarë, të cilët morën pjesë në votim.