Policia e Shtetit dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kanë mbërritur në Rolling Hills.

Ata kanë nisur prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë të njohur të kryeqytetit.

Kujtojmë që Rolling Hills është një nga zonat më të njohura në periferi të Tiranës, e përbërë nga një numër i madh vilash dhe shumë e populluar.