Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha do të zhvillojnë një mbledhje sëbashku me grupin Parlamentar të PD-së, pranë Kryesisë së Kuvendit, pas së cilës pritet të flasin edhe për mediat.

“Sot, në ora 13:00, në Kryesinë e Kuvendit zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pas mbledhjes kryetari i PD, Sali Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi do të japin një prononcim për mediat.”, shkruhet në njoftim.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi Kryesia e Partisë Demokratike përjashtoi nga partia Gazment Bardhin, me  arsyetimin se “ka bashkëpunuar me individë të sanksionuar si non grata, kundër PD”.