Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e arrestit në burg për shefin e komisariatit të Kurbinit, Dritan Metajn i arrestuar si pjesë e grupit të Gëzim Çelës.
Në seancën me dyer të mbyllura, Metaj ka deklaruar se ka njohje me Gëzim Çelën prej disa kohësh.
Ai ka pranuar takimet me Çelën dhe është shprehur se ka bërë gabim që është takuar, por nuk mund ta shmangte dot për shkak të njohjes së vjetër.
Shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, u arrestua një ditë më parë me kërkesë të SPAK. Ai rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe.