Grupi militant i Hamasit ka nisur sot sulmin ndaj qyteti izraelit të Ashkelon pas skadimit të ultimatumit.

Pamjet nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë raketat që u lëshuan nga militantët e Hamasit drejt qytetit, teksa më herët u ishte kërkuar qytetarëve të largoheshin para orës 17:00 me orën lokale, ora 16:00 me orën tonë, nga qyteti bregdetar jugor izraelit përpara se milicia palestineze të fillonte një sulm të rëndë ajror.

Menjëherë pas skadimit të ultimatumit, siç raportojnë mediat izraelite u dëgjuan shpërthime të forta.

Sulmet e Hamasit kanë vrarë mbi 100 persona, teksa shumë kanë mbetur të plagosur dhe janë të zhdukur.