Mbështetës të Izraelit dhe të palestinezëve mbajtën tubime në disa qytete amerikane për shprehur shqetësimin e tyre për luftën, që ka shkaktuar mbi 1600 të vrarë dhe mijëra të plagosur.

Në qytetin e Nju Jorkut, mbështetësit e palestinezëve shkelën me këmbë një flamur të Izraelit gjatë një tubimi dhe policia u detyrua të ndërhyjë për t’i ndarë ata nga një grup i mbështetësve të Izraelit.

Në rrugët e qytetit Bellevue, në shtetin perëndimor të Uashingtonit, mbështetësit e Izraelit mbajtën një tubim për të shprehur solidaritetin e tyre me Izraelin.

Në mesin e pjesëmarrësve në tubim ishte edhe një izraelito-amerikan bashkë me djalin e tij, të cilët para 21 vitesh u vendosën në Shtetet e Bashkuara.

“Izraeli duhet të mbrojë hebrenjtë nga gjenocidi dhe këto masakra, duhet t’i parandalonte. Ne thoshim se kurrë nuk do të lejojmë që këto ngjarje të përsëriten, por kjo ndodhi sërish. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të sigurohemi që kjo të mos ndodhë sërish. Unë mbështes çdo gjë që Izraeli mund të bëjë për të mbrojtur qytetarët e tij, sepse kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë përsëri. Ajo që po ndodh tani do të ndryshojnë Lindjen e Mesme në vitet dhe dekadat e ardhshme”, thotë Eli Gunderman, mbështetës i Izraelit.

“Unë njoh një familje që është rrëmbyer dhe një tjetër që është vrarë. Kjo është shumë e rëndë”, thotë Raz Gunderman, mbështetës i Izraelit.

Në qytetin e Nju Jorkut, mbështetësit e palestinezëve shkelën një flamur të Izraelit gjatë një tubimi dhe policia e detyrua të ndërhynte për t’i ndarë ata nga një grup mbështetësish të Izraelit.

“Ne jemi pjesë e diasporës palestineze dhe duam t’i tregojmë botës se ne mbështesim rezistencën e Palestinës. Ne jemi një lëvizje e ndërlidhur. Jemi mbledhur këtu për të shprehur solidaritetin tonë me popullin e Palestinës dhe për të thënë se palestinezët kanë të drejtë të rezistojnë. Në bazë të ligjit ndërkombëtar, ata kanë të drejtë t’i rezistojnë pushtimit. Ne kemi vuajtur për më shumë se 75 vjet nga një regjim, i themeluar përmes spastrimeve etnike, dhunës, fshirjes së historisë dhe zhvendosjes së njerëzve tanë për dekada”, thotë protestuesit pro-palestinez Munir Atalla.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është zotuar të shkatërrojë Hamasin, ndërsa grupi militant u zotua se të vriste pengjet, nëse Izraeli bombardon pa paralajmërim civilët në Gaza./VOA