Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet të ulët në zonat malore dhe në jug të vendit në mesditë deri në pasdite.
Mjegullinë lokale në zonat malore dhe lugina në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri 12m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: