Sara Hoxha është kthyer në një nga personazhet më të përfolur të momentit, për shkak të lidhjes me këngëtarin Ledri Vula, me të cilin do të sjellë së shpejti në jetë një vajzë.

Përmes disa postimeve në Instagram, Sara ka zbuluar se është mbesa e mjeshtrit shqiptar të cirkut, Telat Agolli, teksa e kujton këtë të fundit në katër vjetorin e ndarjes nga jeta.

“Janë bërë 4-vite tashmë dhe unë ende nuk mund ta besoj që ti nuk je më me ne. Ti je legjenda jonë dhe do të jesh gjithmonë gjysh.”

“Krenohesha kur thoja që jam mbesa jote”, shkruan Sara.

 Telat Agolli ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare në SHBA dhe ishte ndër të parët artistë akrobatë në Trupën e Estradës së Tiranës.