Përmbysja e stereotipave dhe pengesave për sindromën Down vazhdon.
Në Spanjë dhe më konkretisht në pushtetin vendor të Valencias, u zgjodh deputetja e parë femër me sindromën Down.
46 -vjeçarja Mar Galcerán tha pas suksesit të saj: “Vendosni synime, sepse në fund, në mënyrë të vazhdueshme, ju i arrini gjithmonë ato. Ju kërkoj të përpiqeni, të mos konsideroni asgjë të humbur, sepse mund të arrini gjithçka që keni në mendje. Unë do të punoj për t’i shërbyer qytetarëve. Roli im si deputete është t’i shërbej shoqërisë.”
Mar Galcerán, me studime në profesionet e turizmit, ka mbi njëzet vjet që punon në sektorin publik, ku është aktive në çështjet e mirëqenies sociale, shëndetit publik, barazisë dhe përfshirjes.
Në fakt, ajo ishte për katër vjet presidente e organizatës Asindown Comunitat Valenciana, personi i parë me sindromën Down që ishte në këtë pozicion.
Nuk është hera e parë që fraksioni i saj, Corts Valencianes, ka bërë një ndryshim.
Në zgjedhjet e mëparshme, për herë të parë deputete u zgjodhën një grua me karrige me rrota, Laura Soler dhe deputetja e parë e shurdhër, Pilar Lima.