Të gjitha fluturimet nga Tirana drejt Lutonit në Londër janë pezulluar prej pasdites së djeshme.

Shkak është bërë një zjarr i rënë dje në Parkingun e Aeroportit.

Dhjetëra mijëra pasagjerë janë prekur nga ky pezullim.

Terminali Car Park 2 pësoi një “kolaps të rëndësishëm strukturor” pas zjarrit, thotë shërbimi zjarrfikës.

Deri në 1500 automjete mund të kenë qenë në parkingun e makinave në atë kohë.

Qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar në aeroport.

Shërbimi zjarrfikës thotë se zjarri duket se ka qenë “aksidental”.