Tri prokurorë kanë shprehur interes për të zënë një vend në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Me hapjen e garës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të plotësuar me 20 prokurorë Strukturën e Posaçme, këtë të enjte dorëzuan kandidaturën e tyre prokurori Olsi Dado, Albert Kuliçi dhe Kreshnik Ajazi.

Afati për të shprehur interes pranë KLP-së, për një vend në SPAK, është deri në datën 16 tetor dhe më pas kandidaturat do të kalojnë në filtrin e anëtarëve të Këshillit për t’u përzgjedhur me pas me pikëzim.