Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza do të përformojë mbrëmjen e sotme këngën patriotike “Mora Fjalë”, duke elektrizuar kështu stadiumin “Air Albania” në ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjatë një takimi i ka dhuruar këngëtares edhe kullën e Tiranës.

Ndërkohë, surpriza tjetër shkruan Veliaj do të jetë recitali që këngëtarja Shkurte Fejza do të mbajë së shpejti në Tiranë.

“2 surpriza nga Shkurte Fejza! Prita këngëtaren e njohur, Shkurte Fejza, e cila do të këndojë sot në Air Albania në ndeshjen Shqipëri – Çeki dhe shumë shpejt recitali i saj në Tiranë!

FORCA! FORCA! FORCA!”, shkruan Veliaj në Facebook.