Shoferi i automjetit BMW X6, i cili u përplas te Diga e Liqenit rreth dy muaj më parë, Emiljano Nina, është shoqëruar nga policia, sipas gazetarit Igli Çelmeta.

Nina, i cili është kushëriri i Ervis Martinajt, braktisi mjetin dhe mori targat e mjetit luksoz, ndërsa deri më sot ndodhej në arrati.

Ndalimi i tij u bë i mundur nga shërbimet e Komisariatit Rrugor të Tiranës dhe Komisariatit nr. 4.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasi mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga rruga e ‘Kosovarëve’ dhe ka përfunduar në digën e liqenit.