Policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e së enjtes 28-vjeçarin, Emiljano Nina, autori i aksidentit të pazakontë në digën e liqenit të Tiranës në muajin gusht.

Arrestimi i tij është bërë rrugën “5 Maji”. Po ashtu, Nina është dënuar me 8 muaj burgim dhe për dhunë në familje.

Para policisë, Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinaj, ka deklaruar se në momentin e aksidentit kishe konsumuar oksid azoti me tullumbace dhe se po udhëtonte me e 180 km në orë.

Për shkak të shpejtësisë së lartë, makina tip “BMË X6” i ka dalë jashtë kontrollit, duke përfunduar në bordurën anësore të liqenit të Tiranës.

Pas aksidentit, Emiljano Nina, ka marrë targat e makinës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka qëndruar në arrati për dy muaj.