Të paktën 13 izraelitë dhe pengje të huaj që mbaheshin në Rripin e Gazës janë vrarë si pasojë e sulmeve në 24 orët e fundit. Kështu ka deklaruar të premten krahu i Hamasit.
Sipas asaj që thuhej në deklaratën e Brigadës Izzedine al-Qassam, personat e përmendur me lart u vranë në pesë vendndodhje të targetuara nga aeroplanët e Izraelit.
Kujtojmë se Hamasi mori rreth 150 persona si rob lufte kur bëri sulmin e tij të paparalajmëruar më 7 tetor. Ata kanë kërcënuar po ashtu që civilët që mbajnë peng mund t’i vrasin nëse Izraeli do të kryejë bombardime pa paralajmërim.