Një mësues u vra dhe dy persona të tjerë u plagosën rëndë sot në një sulm me thikë në një shkollë në qytetin Arras në Francën verilindore, ka deklaruar policia dhe zyrtarët rajonalë.
Presidenti francez Emmanuel Makron po shkon drejt vendit të ngjarjes në qytetin Arras. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin thotë se sulmuesi është arrestuar. Autori mësohet se ka qenë nxënës në këtë shkollë.
Sulmet e tilla në shkolla janë të rralla në Francë. Motivet e këtij sulmi ende nuk janë të qarta, por sulmi ndodhi në një kohë kur tensionet nëpër botë janë të larta pas sulmit të fundjavës nga Hamasi në jug të Izraelit dhe kundërpërgjigjes së Ushtrisë së Izraelit në Gaza, si pasojë e të cilave janë vrarë qindra civilë në të dy palët.
Franca i urdhëroi të enjten autoritetet lokale t’i ndalojnë të gjitha protestat pro-palestineze, duke u druajtur për sulme anti-semitike pas sulmit të Hamasit.