Një mjek palestinez britanik ka përshkruar për “BBC” kushtet e vështira në spitalin ku ai punon në Gaza.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, 28 veta pjesë e personelit mjekësor, janë vrarë në Gaza që nga fillimi i konfliktit të shtunën e kaluar.

Mjeku tha se dy spitale në Rrip (Spitali Beit Hanoun dhe Al Dura për fëmijë) janë jashtë shërbimit dhe 15 qendra të tjera mjekësore janë dëmtuar.

“BBC” nuk e ka verifikuar ende këtë shifër.