Numri i të vdekurve të palestinezëve në Rripin e Gazës  ishte rritur mëngjesin e sotëm në 2,329, ndërsa të plagosurit ishin 9,714, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Numri përfshin të gjithë të vrarët ose të plagosurit nga Izraeli që nga shpërthimi i konfliktit më 7 tetor.

Lufta ka hyrë në një fazë mjaft të nxehtë pas një jave. Më herët ushtria izraelite paralajmëroi operacione ushtarake në Gaza nga ajri, toka dhe deti. Ajo i bëri thirrje gjithë banorëve të Gazës të largoheshin pasi do ndërmerrnin sulme.

Ditën e djeshme kryeministri Netanyahu vizitoi trupat izraelite që kanë rrethuar Rripin e Gazës, duke parë nga afër si po shkojnë përgatitjet e sulmit.

Ka pasur thirrje ndërkombëtare që Izraeli ta ndalojë rrethimin e Gazës. Vetë shteti izraelit ka fajësuar Hamasin se nuk po lejon njerëzit të largohen nga Gaza.

Pritet të shihet se deri ku do të përshkallëzohet kjo luftë, ndërkohë që edhe Irani ka paralajëmruar Izraelin të mos vazhdojë më tej konfliktin.