Forcat e armatosura izraelite kanë shtyrë pushtimin e tyre të planifikuar në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi për disa ditë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, raportoi New York Times mbrëmjen e së shtunës.

Ofensiva tokësore duhej të fillonte këtë fundjavë, por u shty, pjesërisht për shkak të qiellit me re, gjë që do ta kishte bërë të vështirë për pilotët izraelitë dhe operatorët e dronëve të siguronin mbulim ajror për forcat tokësore, tha gazeta amerikane, duke cituar tre oficerë të lartë izraelitë, të cilit ai nuk e përmend emrin.

Sipas New York Times, operacioni i pritshëm ushtarak mund të përfshijë Izraelin në një luftë brenda qyteteve.

Dhjetëra mijëra luftëtarë të Hamasit besohet se janë fshehur në bunkerë dhe qindra kilometra tunele nëntokësore në Rripin verior të Gazës, sipas të njëjtit burim.

Ekspertët ushtarakë izraelitë presin që Hamasi të përpiqet të bllokojë përparimin izraelit duke hedhur në erë tunele ndërsa forcat tokësore afrohen, sipas raportit të gazetës.

Hamasi gjithashtu planifikon të dërgojë luftëtarët e tij pas linjave izraelite duke përdorur sistemin kompleks të tunelit, raportoi Times, duke shtuar se një dilemë strategjike u krijua nga fakti se forcat e grupit islamik mund të nguliten me pengje nën tokë.

Sulmi izraelit pritet të përfshijë njësi këmbësorie, si dhe tanke dhe njësi skautësh dhe minahedhësish, tha gazeta amerikane, duke cituar zyrtarët. Forcat tokësore do të mbulohen nga avionë luftarakë, helikopterë, dronë dhe zjarr artilerie nga toka dhe deti.