Basketbollisti Kobe Bryant, ndërroi jetë në 26 janar 2020, pas aksidentit tragjik me helikopter. Së bashku me Koben, ndërroi jetë dhe vajza e tij dhe të gjithë personat që ndodheshin në bord.

Bashkëshortja e tij, Vanessa Bryant e kujton shpesh atë dhe vajzën e tyre në rrjetet sociale. Së fundmi, Vanessa ka bërë një tatuazh në këmbë me emrat e familjes: Kobe, Vanessa, Gianna dhe vajzat e vogla, Bianka dhe Capri.

“Familja ime…” shkruan krahas fotos bukuroshja.

Kështu, ajo do t’i ketë gjithmonë në zemër Koben dhe Giannën.