Vendimi që Izraeli të evakuojë rreth 28 komunitete përgjatë kufirit me Libanin u mor për të zvogëluar rrezikun që viktima të jenë civilët, dhe për t’i lejuar ushtrisë liri më të gjerë ofensive nëse kërkohet, tha zëdhënësi i lartë ushtarak i Izraelit.
“Ne do të vazhdojmë me një vlerësim të vazhdueshëm të situatës, nuk do të rrezikojmë”, deklaroi Daniel Hagari.
“Nëse Hezbollahu bën gabim duke na testuar, reagimi do të jetë vdekjeprurës”, shtoi ai, raporton Aljazeera.