Një sulm me armë raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në Bruksel.
Sipas “Tgcom”, thuhet se një person ka hapur zjarr në qendër të Brukselit.
Sipas policisë, sulmuesi ka thirrur “Allah akbar”.
Si pasojë, dyshohet se janë vrarë dy persona dhe disa të plagosur, ndërsa autori është arratisur.
Në pamjet e siguruara nga një banor i zonës, dallohet një burrë me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe një helmetë të bardhë, me një kallashnikov në dorë, duke hipur në një skuter dhe duke u larguar.