Një 44-vjeçar u arrestua na Francë, i cili akuzohet për përdhunimin e dy të moshuarave, 93 dhe 95 vjeçe, të cilat ndodheshin në spital dhe njëra prej tyre vdiq më pas nga një atak në zemër.
44-vjeçari Samir B. u arrestua të shtunën pasi hyri në dhomat e dy viktimave të tij në klinikën e spitalit Argenteuil në periferi të Parisit.
Policia është lajmëruar nga 95-vjeçarja e cila ka denoncuar në stafin e spitalit se ishte dhunuar nga 44-vjeçari. Sipas “Daily Mail”, 44-vjeçari Samir u arrestua teksa po dilte nga dhoma e 93-vjeçares në orën 4:30 të mëngjesit të së shtunës.
Siç u konstatua nga hetuesit, në çarçafët e krevatit të 93-vjeçares u gjetën gjurmë të spermës së 44-vjeçarit.
93-vjeçarja, e cila thuhet se vuante nga probleme psikologjike, nuk u ndje mirë pasi u përdhunua dhe pësoi një atak në zemër disa orë më vonë të së shtunës.
Samir B. ishte i njohur për autoritetet franceze për akte të dhunës seksuale, ndërsa nuk dihet nëse do të akuzohet edhe për vdekjen e 93-vjeçares.