Reperi Gashi është një ndër ata këngëtarë që pavarësisht famës që ka, nuk e harron origjinën e tij.
Shpesh herë këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare ka treguar me ndjekësit e tij në Instagram elemente të kulturës shqiptare.
Së fundmi ai ka vendosur që në trupin e tij të shtojë dhe një tatuazh tjetër.
Këngëtari ka gdhendur në trupin e tij shqiponjën dykrenare dhe pamjet i ka ndarë me ndjekësit e tij në Instastory.





